TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 10:12

Aksident i shumëfishtë në ‘Rrugën e Kombit’, plagoset një person; bllokohet aksi

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i shumëfishtë në ‘Rrugën e Kombit’,

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur në rrugën e Kombit paraditen e sotme. 

Raportohet se disa automjete janë përfshirë në aksident dhe aksi rrugor është bllokuar tërësisht. Mes mjeteve të përfshira në aksident është dhe një kamion.

Sipas raportimeve ka mbetur e plagosur një djalë nga Tropoja e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

 

aksident rruga e kombit

Lini një Përgjigje