TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 10:40

Transportonte drogë, vihet në pranga 33-vjeçari në Sarandë

Shkruar nga Pamfleti

Transportonte drogë, vihet në pranga 33-vjeçari në

Një 33-vjeçar është arrestuar në Sarandë pasi është kapur duke transportuar me makinë kanabis.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. I.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale rreth 3 kilogram. Nga veprimet hetimore dyshohet se lënda narkotike po transportohej me qëllim shitjen.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin po transportohej.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë të përfshirë në të.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

droge transport sarande 33-vjecari

Lini një Përgjigje