
Është publikuar fotoja e Xhelal Lokës, burri i 41-vjeçares Bedrie Loka e cila u vetëvra duke pirë fotoksinë.
Bashkëshorti i 41 -vjeçares është arrestuar nga policia ditën e sotme.
Ndërkohë, nga hetimet e thelluara rezultoi se 45-vjeçari Xhemal Loka ka dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme, bashkëshorten e tij.
Mësohet se Loka kur ishte kthyer nga Greqia, e kishte kërcënuar për ta vrarë bashkëshorten, me mjet prerës thikë, në prezencë të njërit prej fëmijëve.
Gjatë kontrollit të ushtruar në territorin e banesës së 45-vjeçarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 1 armë zjarri automatik tip “Sharrs”, një krehër dhe një sasi municioni luftarak.
Lini një Përgjigje