TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 10:51

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Dëshmitë e fëmijëve zbardhin ngjarjen, si tentoi bashkëshorti të fshihte provat

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e 41-vjeçares/ Dëshmitë e fëmijëve

Në policinë e Durrësit është shoqëruar bashkëshorti i 41-vjeçares që u vetëvra.

Mësohet se pas dëshmisë së familjarëve të Bedrie Lokës, bashkëshorti po merret në pyetje nga hetuesit. Dyshohet se bashkëshorti ka çuar drejt aktit ekstrëm nënën e katër fëmijëve.

Kanë qenë dëshmitë e fëmijëve të cilët pohuan në polici se nëna dhe babai kishin konflikte të forta dhe se ky i fundit kishte ushtruar dhunë. Po ashtu mësohet se gjatë kontrollit në banesë burrit të 41-vjeçares i janë gjetur armë.

Bashkëshorti i të ndjerës po ashtu kishte fshehur edhe dy telefonat e tij në banesa të ndryshme.

Dje u pretendua nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte ndjerë e bullizuar për shkak të disa postimeve në rrjetin social TikTok, ku i kishin shpërndarë fotot. Madje u përfolën dhe se konfliktet ishin me kolegë të saj të punës në një fabrikë.

 

Lini një Përgjigje