
Një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur gjatë një sherri mes disa personave në fshatin Buçimas të Pogradecit.
I riu është dërguar menjëherë në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore pas plagosjes me thikë nga 4 persona.
Ende nuk ka të arrestuar në lidhje me ngjarjen ndërsa policia po punon për identifikimin dhe arrestim e autorëve.
“Më datë 06.01.2023, rreth orës 10:40, në fshatin Buçimas, gjatë një konflikti midis disa personave dyshohet se është dëmtuar me sende të forta shtetasi A. J., 28 vjeç, banues në Buçimas, i cili u dërgua për mjekim në spital. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.
Lini një Përgjigje