TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 12:10

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohet 33-vjeçari në Lezhë; sekuestrohet kokaina dhe mbi 3 mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohet 33-vjeçari në

Policia e Lezhës ka goditur dy raste të tjera të tentativës për të shitur lëndë narkotike pranë shkollave.

Një 33 vjeçar u arrestua në qytetin e Lezhës pasi gjatë një kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro.

Ndërsa një 18 vjeçar nga Rrësheni është vënë nën hetim pasi iu gjet një sasi kanabisi e ndarë në doza. Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave si dhe sendet e tjera, u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Shisnin drogë pranë shkollave, arrestohet 33-vjeçari në

kokaina droge lezhe arrestim

Lini një Përgjigje