
Të treja detaje janë zbardhur nga vetëvrasja e Bedrie Lokës nga Durrësi e cila i dha fund jetës pas bullizimit në rrjetin social Tik Tok.
Bashkëshorti i saj 45-vjeçari Xhemal Loka, akuzohet se ka nxitur gruan e tij që ta çojë atë drejt vetëvrasjes.
Xhemal Loka rezulton të ketë qenë i dënuar më parë për vjedhje dhe vepra penale për lëndë narkotike jashtë Shqipërisë.
Nëna e 4 fëmijëve humbi jetën pasi në Tik Tok u hap profil fals, që denigronte figurën e saj si grua.
Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi Loka kishte dhunuar psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.
Dëshmia e vajzës ka fundosur Lokën e cila ka deklaruar se babai dhunonte dhe shantazhonte vazhdimisht nënën.
Viktima i kishte treguar të bijës më 2 janar në lidhje me sherrin që kishte me babain e saj.
Ndërkohë që gjatë këqyrjes së telefonit të 45-vjeçarit, të cilat ia kishte dhënë për t’i fshehur motrës së tij, janë zbuluar mesazhe kërcënuese dhe video që ai i kishte dërguar gruas së tij të ndjerë.
Lini një Përgjigje