
Rrjetet sociale dhe veçanërisht “TikTok” duket se janë kthyer në mjet presionesh, shantazhesh dhe bullizmi. Pas ngjarjes tragjike në Durrës, policia ka vënë në pranga një të ri që ushtronte presion përmes këtij rrjeti social.
Më saktë, një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi akuzohet se i kërkonte para një 29-vjeçari, duke e kërcënuar se nëse nuk e paguante do t’i keqpërdorte fotot e tij, si dhe të familjarëve.
32-vjeçari i identifikuar si Aldo Sabriu, ka shantazhuar për disa muaj, nëpërmjet rrjetit social "Tik-Tok", një 29-vjeçar, se nëse ky i fundit nuk do t’i jepte para, 32-vjeçari do t’i përdorte fotografitë e 29-vjeçarit dhe të familjarëve të tij, për të krijuar profile false në rrjetet sociale.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, specialistët për Hetimin e Krimeve ukundër Personit dhe pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", njofton policia.
Lini një Përgjigje