TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 16:02

Grabisnin njerëzit në rrugë nën kërcënimin e thikës, arrestohen tre të rinj në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

Grabisnin njerëzit në rrugë nën kërcënimin e

Tre të rinj, të cilët nën kërcënimin e thikës dhe armëve imituese, grabisnin qytetarët nëpër rrugët e kryeqytetit, janë vendosur në pranga!

Tre të rinjtë vidhnin me dhunë grupe të ndryshme të rinjsh në orët e vona kudo që qarkullonin. Brenda 15 minutash ata kanë grabitur dy grupe, një te ‘Piramida’ dhe një te ‘Rogneri’, por dyshohet që mund të kenë grabitur edhe të tjerë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ku shërbimet e komisariatit nr.2 në kryeqytet kanë arrestuar një grup prej 3 djemsh që përdornin thikë dhe pistoletë që dukej si origjinale ( pistoletë çakmak) duke krijuar frikë te qytetarët në rrugë.

Tre të rinjtë të moshave 16-17 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhje me dhunë dhe mbajtje pa leje e armëve.

tiranë grabisnin

Lini një Përgjigje