TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Janar 2024, 20:10

Aksident tragjik në Krujë, makina përplas babë e bir; humb jetën fëmija 4 vjeç

Shkruar nga Pamfleti

Aksident tragjik në Krujë, makina përplas babë e bir; humb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në fshatin Tapizë të Krujës, ku një 4-vjeçar është aksidentuar për vdekje.

Një automjet tip “Benz” ka përplasur të miturin dhe babanë e tij në rrugën Fushë Krujë-Tiranë. Fatkeqësisht, 4-vjeçari ndërroi jetë rrugës për spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Lini një Përgjigje