
Protesta e Partisë Demokratike e zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë u shoqërua me tensione dhe ndërhyrje të policisë, duke çuar në arrestime dhe shoqërime të disa protestuesve.
Raportohet se rreth 11 protestues janë arrestuar, ndërsa 22 të tjerë janë shoqëruar nga policia. Ndërhyrja erdhi në momentin kur disa prej protestuesve hodhën fishekzjarre në drejtim të godinës së Kryeministrisë, menjëherë pas përfundimit të fjalimit të kryetarit të PD, Sali Berisha.
Situata u përshkallëzua në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Gjatë ndërhyrjes, policia përdori gaz lotsjellës dhe spraj për të shpërndarë turmën, ndërsa raportohen edhe persona të lënduar, mes tyre protestues, deputetë të opozitës dhe oficerë policie.
Ngjarjet e djeshme vijnë në kuadër të aksioneve të vazhdueshme të opozitës, të cilat në disa raste janë shoqëruar me tensione dhe incidente.
Sipas të dhënave, bëhet me dije se konkretisht katër protestues kanë mbetur të dëmtuar, ndërsa nga radhët e policisë janë lënduar pesë efektivë. Të plagosurit ndodhen të shtruar në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku po marrin trajtim për dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Mes të lënduarve është edhe aktivisti i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, i cili u vizitua në spital nga kryetari i PD, Sali Berisha. Nga ana tjetër, ministri i Brendshëm Besfort Lamallari, së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Skënder Hita, vizituan efektivët e plagosur.
Ndërhyrja e policisë u konsiderua e papritur nga pjesëmarrësit dhe përfaqësuesit e opozitës. Gjatë përplasjes u përdor gaz lotsjellës, nga i cili u prekën edhe disa deputetë të opozitës, përfshirë Luçiano Boçin dhe Klevis Balliun, si dhe vetë Aulon Kalaja, të cilët u transportuan në spital bashkë me protestues të tjerë.
I lumt policis.Banditet duhen goditur fort.Ata nuk jan protestues qe kerkojn zgjidhje te ndonje nevoje sociale,por parti politike qe do pushtet me lufte,me gjakderdhje dhe jo me vote.Nuk ja parti politike ne bote te kthehet ne organizata kriminale pse nuk merr dot pushtet me vote. Kjo parti ne shqiperi eshte ne sherbim te Saliut e per interesar kriminale po te saliut.