Boksieri profesionist Arjon Kajoshi është shënjestra e atenatit në Shkodër.
Sipas burimeve, boksieri po kthehej nga stërvitja kur ndaj Range Rover-it ku udhëtonte është qëlluar me armë zjarri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Partizani” dhe mjeti është në pronësi të shtetasit Sokol Kajoshi.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar, ndërsa shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Ngjarja dyshohet të jetë hakmarrje për rrahjen e 62-vjeçarit, Vladimir Bruçi, në fillim të muajit qershor.
Në mesin e 5 persoave që janë shpallur në këkrim në aktë kohë është edhe Arlind Kajoshi, djali i Sokol Kajoshit.
Policia në Shkodër po pyet dëshmitar për të vërtetuar cili ka qenë personi i saktë. Dëshmitar të vendit të ngjarjes kanë deklaruar se mund të jetë Arjon Kajoshi.
'Rreth orës 12:30, në lagjen "Partizani", dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti "Land Rover" në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.', njofton policia.
Lini një Përgjigje