TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2024, 10:48

"Nuk ka kthim pas"/ Vrau të atin në Shënavlash, gjykata lë në burg Esmerald Ballën dhe bashkëpunëtorin e tij

Shkruar nga Pamfleti

"Nuk ka kthim pas"/ Vrau të atin në Shënavlash, gjykata

Gjykata ka lënë në burg Esmerald Ballën, i cili vrau dhe hodhi të atin në pus.

Gjykatën e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Esmerald Ballën, i cili vrau të atin Enver Balla në Shënavlash.

E njejta masë u vendos edhe për Edison Brahaj, shoku i autorit, i cili e ndihmoi këtë të fundit të fshehë trupin e viktimës.

34-vjeçari u shfaq i qetë në seancën gjyqësore, ndërsa me kokën ulur u shpreh se është penduar.  Gjatë seancës, Esmerald Balla ka pranuar krimin, i cili deklaroi se e ka kryer në kushtet e tronditjes.

“E kam bërë në kushtet e vetembrojtjes e nuk ka kthim mbrapa, jam i penduar për atë që kam bërë”, tha Esmerald Balla.

Ndërsa 25-vjeçari Edison Brahaj ka pasur dëshmi kontradiktore. Ai ka deklaruar në polici nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës se është dhunuar që të pranojë bashkepuniminë.

Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.

Ngjarja e rëndë dyshohet se ka ndodhur në fillim të muajit gusht, konkretisht më 11 gusht, ku pas një debati me të atin për paratë e kursyera (75 mijë euro) pranë fermës së tyre, i riu ka qëlluar me armë 62-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend. Armën e krimit e ka hedhur në një kanal, ndërsa trupin e babait e ka transportuar dhe hedhur në një pus në një arë të këtij fshati, rreth 1 kilometër larg nga vendi i ngjarjes.

Dy ditë më vonë, më 13 gusht, 30-vjeçari ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Durrës se prej mëngjesit të po kësaj date, babai i tij ishte larguar nga banesa me një shtetase të panjohur për të dhe pas këtij momenti, 30-vjeçari kishte shkëputur kontaktet me babanë dhe nuk kishte mundur të lidhej më me të.

Gjithashtu, Esmerald Balla ka deklaruar se dyshonte se kjo shtetase mund ta kishte vrarë babanë e tij dhe se 62-vjeçari nuk kishte arsye që të largohej nga banesa. Djali tjetër i viktimës, pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në polici se në rrjetin social “Instagram” i ka shkuar një mesazh nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes.

Si rezultat i veprimeve intensive u bë e mundur zbardhja e ngjarjes, kapja dhe arrestimi i djalit të viktimës, i cili ka pranuar autorësinë e këtij krimi. Policia njoftoi gjithashtu se ka vënë në pranga një tjetër person në lidhje me ngjarjen e rëndë. Në pranga është vënë në 25-vjeçar të identifikuar si Edison Brahaj, i cili dyshohet se ka ndihmuar 30-vjeçarin të transportojë trupin e pajetë të të atit. Gjatë kontrollit në banesën e Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

 

Lini një Përgjigje