TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2024, 10:18

Vijon operacioni në Nikël/ Strehoi të shumëkërkuarin Marklen Haka, arrestohet njeriu i tij i afërt

Shkruar nga Pamfleti

Vijon operacioni në Nikël/ Strehoi të shumëkërkuarin

Vijon operacioni në Nikël. Pas arrestimit të shumëkërkuarit të drejtësisë Marklen Haka, në pranga kanë rënë edhe 4 persona të tjerë.

Sakaq, policia njofton se në vijim të këtij operacionit u arrestua dhe një 21 vjeçar, Klajdi Haka, i cili ndihmoi Marklenin të fshihej. 

Në banesën e të riut Klajdi Haka, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë. 21 vjeçari u vu në pranga për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit”.

"Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.", njofton policia.

Arrestimi i të fortit të Niklës

I përfolur për pjesëmarrjen në disa akte të rënda kriminale, i ndaluar dhe i liruar disa herë dhe së fundmi i akuzuar se donte të vriste edhe shokun e tij, Durim Bamin, Marklen Haka u arrestua pas disa muajsh në kërkim ditën e djeshme (6 Shtator).

Ai doli në bisedat në rrjetin “SKY ECC” se mes të tjerëve kishte marrë porosi dhe donte të vriste edhe Durim Bamin e madje, këtë porosi e kishte marrë nga Emiliano Shullazi. Por në momentin që policia hyri për të arrestuar Hakën dhe dy vëllezërit Bami, ata nuk u gjendën në banesa dhe policia tha se ishin larguar në drejtim të Dubait.

Nuk dihet se nga ka hyrë Marklen Haka në vendin tonë për derisa policia nuk ka pasur informacion nga sistemi i përpunimit të të dhënave, por mësohet se prej 4 ditësh ai është mbajtur nën vëzhgim në zonat e Krujës, me qëllim që të shmangej rreziku i ndonjë përplasjeje jo vetëm me të, por edhe të disa personave të tjerë që ishin nën shoqërinë e tij. Por dje RENEA ndërhyri dhe e solli në pranga në Tiranë, ku u tha se Haka ishte i armatosur.

 

Lini një Përgjigje