TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Shtator 2024, 22:26

Aksident në Maliq, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga; dy të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Maliq, automjeti humb kontrollin dhe del nga rruga; dy të

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Rëmbec në Maliq, ndërsa mësohet se 2 persona kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se një automjet i drejtuar nga një 31-vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Sipas policisë, shoferi i një makine dhe pasagjerja që po udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti. Të plagosurit u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 20:55, në afërsi të fshatit Rëmbec, shtetasi L. Gj., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Shtetasi L. Gj dhe pasagjerja në automjet, shtetasja G. H., po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje