TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2024, 11:05

66-vjeçari humbi jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet inxhinieri i firmës së ndërtimit

Shkruar nga Pamfleti

66-vjeçari humbi jetën pasi ra nga lartësia, arrestohet

Policia ka arrestuar inxhinerin e kompanisë Dd air shpk, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punimet ku humbi jetën punëtori.

Ditën e djeshme, në rrugën Bardhok Biba në Tiranë teksa në një objekt po kryheshin punime, një 66-vjeçar ra nga lartësia duke humbur jetën në vend.

"Të premten një punëtor ndërtimi ra nga lartësia dhe për pasojë humbi jetën. Ai po punonte në një kantier në Tiranë në rrugën “Bardhok Biba”. Policia pas verifikimeve të kryera, arrestoi drejtuesin teknik të firmës, Kristian Moli.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan Kristian Moli 33 vjeç, banues në Lezhë, me detyrë inxhiner, drejtues teknik në një firmë ndërtimi, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar punëtori, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë", njoftoi policia.

 

Lini një Përgjigje