TAGS-AT E JAVËS

Kronike 7 Shtator 2024, 10:56

Krimi makabër në Shënavlash, bashkëpunëtori i Esmerald Ballës mohon akuzat: Më kanë rrahur policët dhe më kanë ndalur frymëmarrjen!

Shkruar nga Pamfleti

Krimi makabër në Shënavlash, bashkëpunëtori i Esmerald

Ditën e sotme u zhvillua gjyqi për Esmerald Ballën, i cili në 11 gusht vrau dhe fshehu trupin e të atit në një pus pranë fermës së tyre, ndërkohë që ishte po vetë ai i cili më 13 gusht e denoncoi si të humbur babain në polici më pretekstin që ishte larguar nga shtëpia me një femër të panjohur.

Në gjyqin e sotëm , Esmeraldi nuk ka pranuar të flasë para gjyqtarëve duke u shprehur ' Nuk kam çfarë them'.

Ndërkohë që Edison Brahaj i akuzuar si bashkëpunëtor në krim, pasi ndihmoi në fshehjen e trupit në pus, u shpreh para gjyqtarëve se ai nuk dinte asgjë për vrasjen, dhe se ditën e ngjarjes Esmeraldi i kishte dhënë 200 mijë lekë.

25-vjeçari ka pasur dëshmi kontradiktore. Brahaj ka deklaruar nëpërmjet avokatit të tij mbrojtës që në polici është dhunuar që të pranojë bashkëpunimin.

Edisoni tha se ishte rrahur nga policia dhe si pasojë atij i ishte ndalur edhe frymëmarrja, duke qenë se ai vuan dhe prej astmës.

Esmeraldi:  Nuk kam çfarë të them

Edisoni:  Unë s’kam bërë asgjë,  me ka thënë çoje qumështin me makinën time dhe me ka marr Esmeraldi në telefon. Më kanë rrahur policët brenda dhe më kanë ndalur frymëmarrjen, sepse jam me astmë. Atë ditë të ngjarjes më ka dhënë Esmeraldi 200 mijë lekë të vjetra.

Por, i pyetur nga gjykatësi ditën e sotme, i riu ka hedhur poshtë versionin e dhunës dhe gjithashtu të bashkëpunimit në vrasje.

Lini një Përgjigje