
Rikthehen atentatet me armë në Shkodër.
Paraditen e kësaj të shtune qyteti u trondit nga një sulm i armatosur në një zonë tejet të populluar.
Mësohet se një makinë model “Range Rover” me targe AB230EO, në pronësi të shtetasit me inicialet A.K është qëlluar në Shkodër në lagjen Rus prane tregut.
Ngjarja ndodhi rreth orës 12:30, ndërsa janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti “Land Rover” në lëvizje, në pronësi të shtetasit S.K.
Nga të shtënat nuk ka përsona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, dhe dokumentimin ligjor të rastit”, raporton policia.
Lini një Përgjigje