TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2023, 13:46

Dallëndyshe Bici nis spastrimet në Kadastrën e Vlorës, padit në SPAK 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë

Shkruar nga Pamfleti

Dallëndyshe Bici nis spastrimet në Kadastrën e Vlorës, padit

8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Agjencisë së Kadastrës në Vlorë janë kallëzuar për shpërdorim detyre. Ka qenë vetë Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që ka dorëzuar padi në SPAK, pasi pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman.

Duhet theksuar se pak ditë më parë u emërua në krye të Kadastrës Dallëndyshe Bici, e cila pasoi në këtë post Artan Lamen. Si duket Bici e ka nisur me goditje nga brenda. Kadastra e Vlorës është një nga institucionet më problematike në vend. Drejtorët aty janë ndërruar prej muajsh për shkak të aferave dhe presioneve. 

Të kallëzuarit janë:

Erdet Mandi, aktualisht Drejtor i ASHK-Vlorë;

Bilbil Aliaj, ish- Drejtor i ASHK Vlorë;

Renato Beshaj, ish-përgjegjës i sektorit të legalizimeve ASHK Vlorë;

Denis Metaj, ish- përgjegjës i sektorit hartografisë;

Dorjana Ferati, ish-përgjegjës i sektorit të çështjeve të pronësisë, aktualisht përgjegjëse e arshivë- protokollit ASHK Vlorë;

Anisa Golemi, specialiste ASHK Vlorë;

Bojkena Bani, ish-specialiste ASHK Vlorë;

 Teuta Meço, specialiste ASHK Vlorë;

kadastra vlore padi spak

Lini një Përgjigje