Burrë e grua kanë humbur jetën në një aksident tragjik që raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin ‘Librazhd-Përrenjas’ ku një makinë tip ‘Volsëagen’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në përroin e Lengajcës.
Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.
"Rreth orës 07:45, në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, shtetasi A. Y., rreth 55 vjeç, banues në Devoll, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës. Nga ky aksident kanë humbur jetën shtetasi A. Y. dhe bashkëshortja e tij, shtetasja M. Y., rreth 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere në këtë automjet.
Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet."-njofton policia.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.
Lini një Përgjigje