TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2023, 21:07

Rumunët e bëjnë të modës, kapet në Kapshticë tjetër rulot i mbushur me drogë; sekuestrohen 80 kg kanabis

Shkruar nga Pamfleti
Rumunët e bëjnë të modës, kapet në Kapshticë
Foto nga aksioni i një jave më parë

80 kilogramë lëndë narkotike janë kapur në pikën kufitare të Kapshticës.

Droga ishte fshehur në një mjet rulot ka qenë duke udhëtuar drejt shtetit helen dhe drejtohej nga një çift rumun.

Mësohet se automjeti tip rulot i është nënshtruar kontrollit në skaner, aty ku është konstatuar edhe diçka e dyshimtë, çka e ka detyruar policinë kufitarë të ushtrojë kontroll më të imët në mjetin e dy shtetasve rumunë.

Dy shtetasit po shoqërohen në mjediset e drejtorisë vendore të policisë së Korçës, aty ku do të merren në pyetje për sasinë e lëndës narkotike të gjetur në mjetin e tyre.

Duhet theksuar se ky është operacioni i dytë që kapet drogë në rulot. Më 23 mars, u ndaluan dy rulotë të mbushur me grogë dhe drejtoheshin po nga rumunë.

Të arrestuarit ishin Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru.

Katër shtetasit rumunë u kapën duke transportuar një sasi prej  260 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, me 2 automjete luksoze të tipit “Camper”, me targa rumune, me qëllim trafikimin e kësaj lënde në shtetin grek e më tej.

Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.

Vendet e fshehta të përshtatura u zbuluan në të dy CAMPERAT e sekuestruar.

droge rumune rulot kamper

Lini një Përgjigje