TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Prill 2023, 11:12

Mbanin armë dhe municione në banesë, arrestohet 34-vjeçari në Pogradec; në kërkim nipi i tij

Shkruar nga Pamfleti

Mbanin armë dhe municione në banesë, arrestohet 34-vjeçari

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 34-vjeçar dhe ka shpallur në kërkim nipin e tij.

34-vjeçarit gjatë kontrollit nga policia në banës i janë gjetur dhe sekuestruar pushkë dhe municion luftarak.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e rasteve të mbajtjes së armëve, pa lejet përkatëse, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Përkatësia”, në kuadër të të cilit:

-U arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 34 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi A. C., 19 vjeç, nipi i shtetasit A. P., të dy banues në fshatin Çezmë e Madhe, Pogradec. Gjatë kontrollit në banesën 34-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pushkë, si dhe krehër dhe municion i kësaj arme. Në këtë veprimtari kriminale dyshohet të jetë i përfshirë edhe shtetasi A. C., për të cilin vijojnë kërkimet, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale.

-U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 23 vjeç, banues në fshatin Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi iu gjet në banesë, një armë gjahu të cilën e mbante pa leje.

Armët dhe municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.", njofton Policia.

 

pogradec arrestohet 34-vjeçari

Lini një Përgjigje