TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2023, 21:47

Gëlltiti sende metalike, dërgohet në spital i dënuari në burgun e Drenovës

Shkruar nga Pamfleti
Gëlltiti sende metalike, dërgohet në spital i dënuari

Një i dënuar në burgun e Drenovës është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës. Mësohet se 28 vjeçari, Mus Gjauri, pak minuta më parë ka thënë në burg se ka gëlltitur sende metalike, të dyshuara si brisqe. Menjëherë u transportua në spital për të bërë ekzaminimet dhe verifikimet e nevojshme.

Sipas informacioneve, 28 vjeçari është problematik dhe ky mund të jetë edhe një simulim nga ana e tij, pasi kërkon transferimin nga burgu i Drenovës. Mus Gjauri nga Puka, vuan dënimin për vepra penale të vjedhjes me dhunë dhe mashtrimit. Pritet të kryhen ekzaminimet për të parë realisht gjendjen e tij shëndetësore.

Lini një Përgjigje