TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2023, 18:43

Vrasja e dyfishtë në Kavajë, gazetari Koka tregon dinamikën e ngjarjes: Gosa goditi me thikë edhe djalin e Altin Rexhës

Shkruar nga Pamfleti
Vrasja e dyfishtë në Kavajë, gazetari Koka tregon dinamikën

Gazetari Spartak Koka u shpreh se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale. Gazetari u ndal tek vrasja e dyfishtë në Kavajë, teksa ka dhënë edhe detaje të reja. Koka tha se konfliktin e ka nisur Armand Gosa, një personazh problematik në Kavajë.

Ka pasur edhe konflikte të tjera. Iniciuesi i të gjithë konflikti është Armand Gosa. Një personazh problematik në qytetin e Kavajës, Armand Gosa ka arritur të lëvizë lirshëm. Altin Rexha, baba i dy fëmijëve që punonte në Kavajë, kishte marrë lejen e punës për të emigruar në Itali. Altin Rexha, apo njohur ndryshe edhe si Sali Rexha ka qenë me djalin kur Armand Gosa ka qenë duke e pritur. Gosa i ka zënë rrugën. Ditën e fundit Armand Gosa shprehej tek njerëzit, ‘unë do ta vras atë malokun’. Tani strukturat kanë marrë dijeni lidhur me këtë ngjarje. Rexha duke e ditur se Gosa edhe pse kryente vrasje sërish shpëtonte i lirë. Në pamjet u pa edhe djali i Altin Rexhës.

Duke u ndjerë i kërcënuar dhe faktin se Gosa fut dorën në pjesën e brendshme ku kishte thikën, Altin Rexhën mbush pistoletën për vetëmbrojtjen dhe i ka thënë jam me djalin. Të dërgoj djalin në shtëpi dhe të sqarohemi. Por Edmond Gosa nuk është larguar.

Pasi e ndajnë nga sherri persona të tjerë, Altin Rexha tenton të largohet dhe është sërish Edmond Gosa që tenton t’i afrohet dhe kërcënon ta vrasë. Altin Rexha është qëlluar nga pas. Dhe si pasojë e goditjes me thikë ndaj Altin Rexhës ka mbetur i plagosur me thikë djali i Altin Rexhës dhe ka katër qepje në krahë. Janë 11 thika që ia janë ngulur Altin Rexhës.

Ka dyshime të forta se si ka mundësi është qëlluar 11 herë dhe familjarët e Altin Rexhës kanë dyshime se Edmond Gosa është ndihmuar edhe nga të tjerë. Problematika është edhe fakti se ambulanca ka ardhur me vonesë”, u shpreh gazetari Koka në një intervistë televizive.

 

 

vrasja e dyfishtë në kavajë

Lini një Përgjigje