Ngjarja e rëndë e ndodhur në mbrëmjen e 12 Marsit 2023 në zonën e “Don Boskos”, ku viktimë mbeti gjyshja, Mimoza Paja dhe i plagosur Sahit Murati, xhaxhai i Fatjon Muratit, ka sjellë një operacion blic në qytetin e Vlorës.
Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, ato të RENEA-s të shoqëruara dhe nga grupet hetimore të policisë së Vlorës, kanë kryer kontrollin e 20 apartamenteve në qytetin e bregdetar.
Përmes urdhrit të lëshuar nga prokurori Dyrmishi, janë ushtruar kontrolle dhe në disa banesa të personave në kërkim në qytetin e Shkodrës, Lezhës dhe Laçit.
Ndërkohë në Vlorë kontrollet janë kryer në dy zona, që veprojnë dy grupe kriminale rivale, ku pjesa më e madhe e personave nuk janë gjendur në banesat e tyre.
Qëllimi i kontrolleve, ishte kapja në befasi e personave me precedent kriminalë në qytetin e Vlorës dhe që janë pjesë e grupeve kriminale në këtë zonë.
Kontrollet e policisë në 20 banesa, kanë marrë indicie nga një vendim gjykate i lëshuar nga Gjykata e Tiranës.
Kjo pasi prokurori Ardiano Durmishi, që po ndjek hetimet për ngjarjen e sulmit me armë në lokalin e Fation Muratit në “Don Bosko”, kishte kërkuar më parë autorizimin në gjykatë për lejimin e kontrolleve.
Sapo prokurori Dyrmishi, ka marrë vendimin e gjykatës ka urdhëruar FNSH dhe RENEA për ekzekutimin tij, me qëllim kontrollin e 20 banesave në Vlorë.
Nga 20 kontrollet e ushtruara, mësohet se vetëm në një nga banesat policia ka arritur të gjejë armë dhe një shumë monetare prej 39 mijë euro.
Ndaj për këtë gjë, policia e Vlorës shpalli në kërkim 33-vjeçarin Rodrigo Shemsho alias Juxhin Orhan. Ky i fundit rezulton person me precedent penalë kundër personit dhe mbajtjes pa leje të armëve.
Ndërsa kontrollet e policisë kanë vijuar dhe tek banesa e një personi tjetër me precedentë penalë si Florian Alliaj, që në Vlorë njihet me nofkën “Loni Kuqo”.
Në banesën e këtij të fundit nuk është gjendur sende të paligjshme. Kontrollit të policisë i është nënshtruar dhe banesa e Ervis Matodashaj (Qokja) dhe Inez Hajrulla, të cilët nuk janë gjetur në shtëpi./Oranews
Lini një Përgjigje