TAGS-AT E JAVËS

Kronike 1 Prill 2023, 21:52

A është gjallë Ervis Martinaj? Gazetari zbulon telefonatën e mistershme që ngre dyshime: Zëri ishte shumë i ngjashëm

Shkruar nga Pamfleti

A është gjallë Ervis Martinaj? Gazetari zbulon telefonatën e

Gazetari Ferdinand Dervishi ka zbuluar disa zhvillime të reja nga dosja mbi zhdukjen e Ervis Martinajt.

I ftuar në emisionin “Review” në “Euronews Albania” Dervishi tha se së fundmi është përgjuar një telefonatë nga jashtë e një personi me familjarët e Martinaj, ku zëri del shumë i ngjashëm me zërin e tij.

Por, gazetari la të hapur dhe mundësinë që kjo telefonatë të jetë organizuar nga kundërshtarët që e kanë zhdukur me qëllim që të shtojnë misterin mbi këtë çështje.

Këto kohët ka pasur edhe një zhvillim që e ngatërron edhe më shumë historinë. Është përgjuar një telefonatë nga jashtë në konakt me familjarët e Ervis Martinaj dhe aty është vërejtur se zëri është shumë i ngjashëm me zërin e tij. Janë marrë është bërë një krahësim me sa kanë mundësi pajisjet, nuk janë bindur këtu dhe e kanë çuar jashtë. Por unë nuk e di a ka ardhur përgjigjja. Por të thuash a është ky njeriu që po bisedon me familjarët është një çështje që ka shumë pikëpyetje. Nuk është çudi që ky zëri i ngajshëm të jetë i organizuar nga ata që e kanë zhdukur që të shtojnë misterin”, tha Dervishaj.

ervis martinaj telefonata mistershme

Lini një Përgjigje