
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Astirit, ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësorë.
Aksidenti mësohet se ka ndodhur rreth orës 19:20, ndërkohë që identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur. Mësohet se policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit.
“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit”, njofton policia.
Lini një Përgjigje