TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Prill 2023, 11:56

Terrorizoi me armë dhe vodhi pronarin e biznesit në Kamëz, arrestohet 35-vjeçari

Shkruar nga Pamfleti
Terrorizoi me armë dhe vodhi pronarin e biznesit në Kamëz,

Një person 35-vjeçar është arrestuar për grabitjen e orës së dorës dhe varëses së një pronari të një biznesi automjetesh në Kamëz dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tij.

 Në pranga ka rënë Saimir Korashi ndërsa është shpallur në kërkim 32-vjeçari i identifikuar si Q.H, banues në Paskuqan. Të dy në bashkëpunim me njëri tjetrin, duke përdorur armë zjarri kanë kanosur pronarin e biznesit, shtetasin Xh.S të cilit i kanë marrë varësen prej floriri dhe orën që e kishte vendosur në dorë.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Grupi hetimor vijon hetimet për kapjen e 32 vjeçarit të shpallur në kërkim si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta persona.

”Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje me armë, në një servis në Bathore, Kamëz, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Expensive”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit Saimir Karoshi, 35 vjeç, dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi Q. H., 32 vjeç, të dy banues në Paskuqan.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi S. K., në bashkëpunim me shtetasin Q. H., në një biznes (pikë për shitjen e automjeteve), në Bathore, Kamëz, i kanë marrë pronarit të biznesit, shtetasit Xh. Sh., orën e dorës dhe varësen që kishte vënë, duke e kanosur atë me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesat e autorëve të dyshuar, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 ora dore, 2 varëse dhe 2 byzylykë floriri, me vlerë të konsiderueshme, të dyshuara të vjedhura, një sasi municioni luftarak, një aparat celular dhe automjeti që dyshohet se kanë përdorur autorët për t’u larguar pas vjedhjes.

Vijon puna për kapjen e shtetasit Q. H., si dhe për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas dhe nga shtetasi i arrestuar S. K. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftim i policisë.

kamëz shqiperi policia

Lini një Përgjigje