
Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmjen e sotme në fshatin Zemblak, në Maliq të Korçës, ku Gjergji Mullalli, dyshohet se ka vrarë bashkëshorten e tij se Luiza Mullalli.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45. Sipas të dhënave burri ka vrarë bashkëshorten 46-vjeçaren Luiza Mullalli dhe më pas e ka hedhur atë në një gropë të ujrave të zeza.
Ndërkohë që Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit i cili ndodhet në arrati.
“Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.
Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.
Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.
Lini një Përgjigje