TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2023, 13:18

Arrestohet 30-vjeçari në Vaun e Dejës, u kap duke kultivuar drogë

Shkruar nga Pamfleti

Arrestohet 30-vjeçari në Vaun e Dejës, u kap duke kultivuar

Një 30-vjeçar është kapur në flagrancë, duke u kujdesur për serat me kanabis sativa në fshatin Bushat, në Vaun e Dejës. I riu i arrestuar dyshohet se është njëri nga autorët e këtij rasti kultivimi.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto sera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Forte”, u gjetën dhe asgjësuan 810 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të dyshuar për këtë rast kultivimi.

arrestim kanabis vau i dejes

Lini një Përgjigje