TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2023, 11:15

SPAK shpall në kërkim edhe “Leksin e druve”, tentuan ta vrisnin me dron pas konflikteve me ish-deputetin e PS

Shkruar nga Pamfleti

SPAK shpall në kërkim edhe “Leksin e druve”, tentuan ta

Të tjera detaje janë zbardhur nga operacioni i koduar “Metamorfoza”, ku me urdhër të SPAK u lëshuan 15 urdhër-arreste.

Mediat bëjnë me dije se në mesin e të dyshuare të shpallur, në kërkim është edhe Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën ‘Leksi i Druve’.

‘Leksi i Druve’ kishte përplasje të forta me fisi Ndoka, konkretisht me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka.

Sipas dosjes hetimore të SPAK, Aleks Ndrekën tentuan që ta vrisnin me dron.

Arrestrimet:

Pas hekurave ka përfunduar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, ish-polici Ardit Hasanbega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.Në pranga u vunë dhe Edmond Preka dhe Astmer Bilali. Sakaq, masa do të jepet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim, konkretisht për shtetasit; Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.

Kujtojmë se policia dy ditë më parë ndërmori një aksion të shtrirë në disa zona të vendit, ku u ushtruan 16 kontrolle në banesa dhe u sekuestruan para, armë, maska e kamera. Ky grup kriminal akuzohet për vrasje, plagosje dhe një sërë krimesh të tjera.

Kush është Aleks Ndreka (Deda)?

Aleksandër Deda u vu në shënjestër të një grupi personash në Lezhë, të cilët kërkuan eleminimin e tij. Disa atentate njëri pas tjetrit kanë dështuar në drejtim të Dedës, ku më i fundit ishte me dron pranë banesë së tij.

Atentati i parë iu bë në qershor të vitit 2020 ku i shpëtoi plumbave. Atentati i dytë iu bë në dhjetor 2020 ku një grup personash me një makinë “Audi” qëlluan në breshëri automatiku në drejtim të tij, ku pasi u plagos dhe u paraqit në spitalin e Traumës vetë.

Atentati i tretë iu bë në mars 2022 në Lezhë ku u qëllua sërish me armë, por Deda shpëtoi.

Ndërkohë, është tentuar të vritet tre herë me dron, por sërish Deda ka shpëtuar. Tentativa e fundit për ta vrarë me dron ka qenë në datë 7 prill.

Më herët, Deda është shprehur në polici se nuk ka ndonjë konflikt me ndonjë grup apo person, por sipas tij po tentojnë ta heqin qafe për shkak të njohjeve që ka me grupe kriminale në Fushë Krujë dhe Lezhë. Ai është një emër i njohur në Lezhë dhe ka ndërtuar një resort në shëtitoren e Drinit.

aleks ndreka ne kerkim spak

Lini një Përgjigje