
Ditën e sotme do të jepet masa e sigurisë për personat e arrestuar, si pjesë e një grupi kriminal, në kuadër të një megaoperacioni të kryer nga Policia e Shtetit, ku SPAK lësjoi 15 urdhër-arreste.
Por seanca në GJKKO është ndërprerë për 2 orë seanca, pasi avokatët kërkojnë për tu njohur me vendimin e masës së sigurisë dhe aktet e dosjes.
Dosja përbëhet nga 110 faqe ndërsa gjykata pranoi kërkesën.
Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, Oltian Bistri dhe Xhevahir Lita do të njihen në Gjykatë me akuzat për 12 vepra penale të ngritura nga Prokuroria e Posaçme ndaj tyre, nga grupi i strukturuar kriminal, korrupsioni, shpërdorimi i detyrës e deri te pastrimi i parave. Ndërkohë Sabjan Troshani dhe Nehat Fojleta u arrestuan në flagrancë gjatë kontrolleve të policisë në 26 banesa, ku ju gjetën armë.
Sakaq, masa do të konfirmohet në mungesë edhe për personat e shpallur në kërkim: Behar Bajri Brahoviç, Ervis Martinaj, Denis Bajri Brahoviç, Klaudio Haka, Prekë Kodra, Aleks Ndreka, Arsat Bashli, Bardhyl Mavraj si dhe Elion Hato.
Të gjithë gjenden të mpleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.
Në 26 banesa dhe ambiente u gjetën dhe u sekuestruan makina, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi, servera dhe kamera, me të cilat eksponentët e krimit monitoronin ambiente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës.
Lini një Përgjigje