TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2023, 08:46

E trishtë/ Mësoi që kishte vajzën me sëmundje të keqe, gruaja në Berat helmohet me fotoksinë

Shkruar nga Pamfleti

E trishtë/ Mësoi që kishte vajzën me sëmundje të

Një 43-vjeçare i ka dhënë fund jetës, duke u helmuar me fotoksinë. Pranvera Berisha mësohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme helmi “fotoksinë” në banesën e saj.

Kanë qënë familjarët ata që e kanë gjetur 43-vjeçaren në gjendje të rëndë dhe e kanë transportuar drejt spitalit të Beratit.

Mjekët e spitalit, pasi i kanë dhënë ndihmën e parë mjekësore, e kanë transportuar drejt Spitalit Ushtarak në Tiranë, ku pas disa orësh ajo gjeti vdekjen.

Mësohet se gruaja kishte vendosur të vriste veten pas një sëmundjeje të rëndë që kishte prekur vajzën e saj.

43-vjeçarja Pranvera Berisha prej disa vitesh punonte në ndërmarrjen e pastrim-gjelbërimit të qytetit.

berat pranvera berisha helmim

Lini një Përgjigje