
Mes personave të shpallur në kërkim në super operacionin ku u arrestua binzemsnei Pëllumb Gjoka dhe 5 të tjerë, është edhe Prek Kodra, i akuzuar se do të vriste Albin Kurtin në 2021.
Në atë periudhë, qeveria konfirmoi se ishte parandaluar një tentativë për të vrarë Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Atëherë informonte se ka qenë Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ajo e cila ka zbuluar planin për të vrarë Kurtin dhe dy persona të tjerë në Kosovë, të Ismet Haxhës, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Halitit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.
I dyshuari kryesor u tha atëherë se ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra.
Lini një Përgjigje