TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2023, 11:40

“Jep sa para të duash, veç të vritet”, përgjimet fundosin Pëllumb Gjokën, pasi porositën ekzekutimin e Gjin Ndojit, Pëllumb Gjoka dhe Behar Bajri vajtën në varrimin e tij

Shkruar nga Pamfleti
“Jep sa para të duash, veç të vritet”,
Pëllumb Gjoka dhe Gjin Ndoji

Disa detaje të reja janë zbardhur për operacionin e SPAK, ku në pranga ranë të paktën 6 persona, mes të cilëve një prokuror, një zyrtar i lartë policie e një biznesmen, ndërsa disa emra të njohur të botës së krimit janë shpallur në kërkim. Sipas gazetares, kanë qenë përgjimet që fundosën grupin kriminal që u godit dje nga SPAK.

Mësohet se biznesmeni Pëllumb Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje.

Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi të tjera për të realizuar vrasjen, por më vonë rezulton se vrasjet i kryen shtetas shqiptarë.

Në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve. Në biseda del po ashtu Pëllumb Gjoka, ku thotë që të jepen sa para kërkohen, vetëm vrasja të kryhet.

Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020, të dyshuarit Pëllumb Gjoka, Ervis Martinaj, Edmond Preka dhe Behar Bajri i shkuan edhe në varrim.

Të arrestuarit: 

1-Xhevahir Lita (prokuror)

2-Oltion Bistri (ish-kreu i Operacionales),

3-Pëllumb Gjoka (biznesmen)

4-Ardit Hasanbegaj (ish-shef krimesh)

5-Edmond Preka (shoqëruesi i biznesmenit Gjoka)

6-Astmer Bilali (i dyshuar si pjesë e grupit Bajri)

Të shpallur në kërkim (disa prej tyre): 

1-Ervis Martinaj

2-Elion Hato

3-Behar Bajri

 

pëllumb gjoka behar bajri

Lini një Përgjigje