
Gjykata e Apelit ka lënë në burg Valter Bamin i arrestuar prej 7 korrikut 2023 pas atentatit në oborrin e shtëpisë së Gentian Bejtjas mesnatën e 4 korrikut, ku u ekzekutua kunati Ramazan Sino dhe u plagosën dy djemtë e tij të mitur, 10 dhe 13 vjeç.
Gjykata refuzoi apelimin e Bamit i cili kërkoi shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për caktimin e masës së sigurisë "arrest në burg”, dhe lirimin e tij të menjëhershëm.
Ai iu nënshtrua një ekspertimi dhe rezultoi se në dorën e tij të majtë u gjetën mbetje baruti. Por, për avokatin e tij mbrojtës Ilir Murati, gjurmët e barutit kanë ngeluar në duart e klientit të tij për shkak se ai është posedues i një arme sportive me të cilën kryen qitje herë pas here.
Sipas avokatit, ditën që ka ndodhur atentati, Bami ndodhej në banesën e tij dhe nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.
"Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me
vlerësimin e ligjshëm të ndalimit dhe caktimin e masës së sigurimit “arrest nw burg”, për
personin nën hetim shtetasin me iniciale V.B, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Mbajtja
pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga
neni 278/1 të Kodit Penal.
Gjykata e shkallës së parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin nr. 1506 Regj.
Them, datë 10.07.2023, ka vendosur:
1.Vleftesimin si të ligjshëm të “arrestimit flagrance” të personit nën hetim V.B.
2.Caktimin si masë sigurimi personal ndaj personit nën hetim V.B ate te "arrestit ne burg",
parashikuar nga neni 238 i K.Pr. Penale, si i dyshuar për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe
prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe imunicionit”, të parashikuar nga neni 278/1 të
Kodit Penal.
Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga personi nën hetim me iniciale V.B,i
cili kërkoi:
- Shfuqizimin e vendimit, vlerësimin e paligjshëm të ndalimit dhe rrëzimin e kërkesës për
caktimin e masës së sigurimit“arrest në burg”, duke urdhëruar lirimin e menjëhershëm
të tij.Në përfundim të gjykimit në apel, sot më datë 28.07.2023, Gjykata e Apelit të Juridiksionit
të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar znj. Alma Ahmeti, vendosi:
- Miratimin e vendimit penal nr.1506 regjistri themeltar, datë 10.07.2022 të Gjykatës së Shkallës
së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë", njofton gjykata.
Lini një Përgjigje