
Një konflikt mes vëllezërve ka agravuar deri në përdorimin e thikës mbrëmjen e sotme në Tushemisht.
Bëhet me dije se gjatë një konflikti, 50-vjeçari, Denis Harizi ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij 44-vjeçarin Agim Harizi, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
"Mbrëmjen e sotme, në fshatin Tushemisht, Pogradec, në banesë shtetasi rreth 50 vjeç, gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin 44 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.
Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit D. H.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton policia.
Lini një Përgjigje