TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2023, 17:23

Aksident në Qafë Thanë/ Autoboti me naftë përmbyset në mes të rrugës, "Hyndai" në flakë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në Qafë Thanë/ Autoboti me naftë përmbyset

Një aksident ka ndodhur në Qafë-Thanë, pasi një autobot i mbushur me naftë është përmbysur në mes të rrugës.

Ai është përplasur me një automjet dhe si rrjedhojë është përmbysur autoboti, ndërsa vetura është përfshirë nga flakët.

Fatmirësisht raportohet se nga ky aksident nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Përplasja ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Aksident në Qafë Thanë/ Autoboti me naftë përmbyset

"Rreth orës 16:00, në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, shtetasi moldav A. B., duke drejtuar një autobot të ngarkuar me naftë, ka humbur kontrollin dhe për pasojë autoboti është përmbysur, duke shkaktuar rrjedhje të naftës në rrugë.

Automjeti tip "Hyundai", që drejtohej nga shtetasi D. V., duke kaluar në këtë rrugë, për shkak të nxehtësisë së gomave, ka marrë flakë. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve, si edhe vijon puna për përcaktimin e rrethanave të aksidentit dhe shkakun e marrjes flakë të automjetit Hyundai'", informoi policia e Elbasanit.

Aksident në Qafë Thanë/ Autoboti me naftë përmbyset

Aksident në Qafë Thanë/ Autoboti me naftë përmbyset

aksident qafe thane

Lini një Përgjigje