Ish- shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar sot pas një megaoperacioni në SPAK, akuzohet për nxjerrje e sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre.
SPAK ka arrestuar gjithashtu Prokurorin e Kukësit, Xhevahir Litën, anëtarin e bandës së Bajrave, Astmer Bilalin, ish komisarin e Beratit, Ardit Hasanbengën, biznesmeni i kazinove dhe ndërtimeve Pëllumb Gjokën si dhe shoqëruesin e tij, Edmond Prekën.
Këta janë disa prej emrave të të arrestuarve, ende nuk është bërë e ditur lista e 15 personave që SPAK ka lëshuar urdhërarreste. Vlen të përmendet se është hera e parë që arrestohen zyrtarë të këtij niveli në një operacion të vetëm. Ndonëse dimë emrat e të arrestuarve, postet e tyre si dhe së paku një prej sekuestrimeve të policisë së Shtetit dhe SPAK, ende nuk bëhet e ditur konkretisht se për çfarë akuzohen këta persona.
Po kush janë personat e arrestuar (DETAJE):
1. Oltion Bistri- Specialisti i Drejtorisë së Krimeve në Volum, Oltion Bistri sapo ishte emëruar në këtë pozicion. Deri para shumë pak ditësh ai mbante postin e Shefit të Operacionales detyrë që e mori në shkurt të vitit 2022. Në vjeshtën e vitit 2021, ka qenë me detyrë në Policinë e Lezhës ndërsa ka drejtuar edhe atë të Durrësit.
2. Xhevahir Lita- Prokuror i qarkut Kukës. Ai e mbante detyrën e Prokurorit të Kukësit që prej vitit 2021. Më herët ai mbante detyrën e prokurorit në Prokurorinë e Tiranës.
3. Astmer Bilali- Anëtar i bandës së Bajrave dhe ish boksier i Vllazënisë. Astmer Bilali, ish boksier i Vllaznisë, ra në qendër të vëmendjes së mediave kohë më parë kur mbeti i vrarë në një atentat shoku i tij Arjan Ferracaku teksa kalëronte pikërisht në resortin e Astrit Bilalit. Në ngjarjen e rëndë, Astmer Bilali ndodhej me Ferracakun kur ai mbeti i vdekur nga plumbat në distancë, dhe u dyshua se ishte pikërisht Bilali shënjestra e autorëve që ngatërruan objektiv. Ai u arrestua në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër nga FNSH dhe RENEA, si pjesë të "Bajrave", e ndërsa akuzohet për një sërë veprash penale. Vetëm pak kohë më parë, iu ekzekutuan në derë të shtëpisë babi dhe xhaxhai, Astrit dhe Ibrahim Bilali.
4. Ardit Hasanbenga- Ish Shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat. Ai u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz
5. Pëllumb Gjoka- Njihet si biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë. Ai gjithashtu drejton edhe Imperial Construction, plazhin ADA në Velipojë dhe një sërë biznesesh po në këtë zonë.
6. Edmond Lika- Shoqërues i biznesmenit, Pëllumb Gjoka
Të shpallur në kërkim:
Eljon Hato- Mik i Ervis Martinaj
Lini një Përgjigje