Një tjetër emër është mes 15 persona vepër të cilët është lëshuar urdhër-arresteve me urdhër të SPAK.
Bëhet fjalë për Behar Bajrin, një emër i njohur nga policia.
Bajri, është një emër i njohur për policinë, i konsideruar si një nga personazhet më të rrezikshme të botës së krimit në Shqipëri. Behar Bajri akuzohet se ka vrarë në gjumë partneren e tij 15-vjeçare, Fabiola Bajri dhe shtetasin Arben Tuzi, ngjarje këto të vitit 2002.
Prej orëve të mbrëmjes të së mërkurës, Prokuroria e Posaçme po zhvillon një operacion të gjerë, që deri më tani ka çuar në pranga të paktën 6 persona.
Gjithnjë sipas informacioneve të deritanishme, në pranga kanë rënë ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka dhe shoqëruesi i tij Edmond Preka.
Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit.
Lini një Përgjigje