TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2023, 10:33

Operacioni i përbashkët për mashtrimet online, policia: Ekzekutohen 9 masa sigurie, 5 të tjerë në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i përbashkët për mashtrimet online, policia:

Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët kundër mashtrimit online, i ndërmarrë mes Shqipërisë dhe Italisë. 

Ai tha se janë zbatuar 5 masa sigurie arrest në burg, 4 arrest në shtëpi ndërsa 5 u shpallën në kërkim.

“Është bërë i mundur i plotë i subjekteve të hetimit. Më 25 tetor është bërë identifikimi i këtyre personave.

Janë ekzekutuar 9 masa sigurie, 5 në burg 5 në arrest shtëpie janë në kërkim edhe 5 subjekte të tjerë.

Janë angazhuar 60 forca policie 2 automjete, ka pasur kontrolle në 12 banesa ku janë sekuestruar pajisje të ndryshme kompjuterike si dhe bitcoin”, tha ai.

operacion mashtrim

Lini një Përgjigje