TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2023, 13:35

Tentuan të kalonin mallra kontrabandë në Kapshticë, arrestohet doganieri dhe shoferi

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të kalonin mallra kontrabandë në Kapshticë,

Dy persona janë arrestuar nga policia kufitare në Kapshticë. Sipas informacioneve mësohet se të arrestuar janë një doganier dhe një tjetër shtetas pasi dyshohet se do të lejonin kalimin e një kamioni kontrabandë.

Ndër të tjera mësohet se ka qenë AMP e cila ka siguruar informacionin se do të kalohej mall kontrabandë nga kjo pikë kufitare.

Të arrestuarit janë doganieri Mario Taraj, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Murataj i cili ishte drejtuesi i mjetit, kanë kaluar një kamion me rreth 3 ton djathë kontrabandë.

Arrestimi i tyre u bë gjatë natës, ndërsa dyshohet se ka dhe policë të tjerë të përfshirë. Pritet komunikata zyrtare e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore mbi rastin.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, bazuar dhe në inteligjencën informative, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat i tij, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-A. M., 48 vjeç dhe M. T., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, në aksin rrugor "Korçë-Bilisht", pranë fshatit Dishnicë, Korçë, kanë ndaluar automjetin tip "Benz", me drejtues shtetasit A. M., në të cilin gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan 179 kuti me një sasi të konsiderueshme produkti ushqimor të kontrabanduar (nënprodukt qumështi).  

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi M. T., me detyrë doganier i Pikës Doganore Kapshticë, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën, duke favorizuar shtetasin A. M., për të kaluar sasinë e produktit ushqimor në mënyrë të kundërligjshme, pa kryer detyrimet doganore", njoftoi policia.

arrestim kapshtice doganieri shoferi

Lini një Përgjigje