TAGS-AT E JAVËS

Kronike27 Korrik 2023, 14:18

Detaje nga operacioni i SPAK, ish-shefi i policisë së Beratit siguroi kushte për vrasje

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga operacioni i SPAK, ish-shefi i policisë së Beratit siguroi

Ish-shefi i policisë së Beratit, Ardit Hasanbegaj është arrestuar në kuadër të një megaoperacioni nga SPAK, pasi akuzohet se ka siguruar kushte për vrasje. Mediat bëjnë me dije se Ardit Hasanbegaj siguroi kushtet për atentatin ndaj Dorjan Dhulit e Ibrahim Licit.

Ish-shefi i Seksionit për Krimet, në Komisariatin e Policisë Berat, u shkarkua nga policia në nëntor të vitit te shkuar pas shkarkimit të zinxhirit komandues të policisë së Beratit. Kjo u bë pas zbulimit të serave me kanabis në këtë qark, në fshatin Rërëz.

Të tjera detaje zbërthehen nga aksioni i SPAK. Raportohet se është shpallur në kërkim Elion Hato, i cili ishte i përfshirë për sherrin e përgjakshëm në zonën e ish-Bllokut më 4 tetor të 2018-ës bashkë me Ervis Martinajn. Hato sipas prokurorisë, në bashkëpunim me persona të tjerë ka tentuar që t’i bëjë atentat Ibrahim Licit.

Grupi kriminal, pjesë e të cilit ishte dhe ish-shefi i Krimit të Organizuar në policinë e Shkodrës, Ardit Hasanbegaj, i cili krijoi kushtet për antantat ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit, ky i fundit kundërshtari i përbetuar i ‘Bajrave’.

Ndërkohë, Ervis Martinaj, mbreti i lojërave të fatit ne bashkëpunim me Behar Bajrin, Pëllumb Gjokën dhe Edmond Prekën janë të përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit në 2020 në Vaun e Dejës. Oltion Bistri, ish-shefi i Forcës Operacionale, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.

Sakaq, Xhevahir Lita, drejtues aktual i prokurorisë së Kukësit, dyshohet se gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e prokurorit në Shkodër ka mbyllur dosjet penale në lidhje me këto vepra.

detaje spak

Lini një Përgjigje