
Zbardhen të tjera detaje nga aksioni i SPAK, i cili lëshoi 15 urdhër-arreste për zyrtarë, policë dhe biznesmenë si dhe personazhe të njohura të botës së krimit.
Ka qenë gazetarja Klodiana Lala, e cila solli detaje interesante se si lidhen këto figura me njëra-tjetrën. Ajo është ndalur te ish-zyrtari i policisë i arrestuar.
"Ardit Hasanbegaj, dyshohet se ka krijuar kushtet për vrasjen e Brahim Licit dhe Genc Tafilit. Ka kaq shumë emra të përfshirë. Një celular i gjendur diku ka zbuluar gjithë skemën.
Bistri akuzohet për disa vepra penale. Kjo është histori komplekse. Biznesmeni Pëllumb Gjoka është personazh i përfolur për disa çështje dhe për zaptime të tokave në Shengjin. Hetimi po mbahet top sekret. Biznesmeni është arrestuar në banesën e tij dhe nuk bërë rezistencë”, tha Lala.
Lini një Përgjigje