TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2023, 07:22

U kapën brenda serave me kanabis, 6 të arrestuar në Itali; mes tyre 4 shqiptarë

Shkruar nga Pamfleti

U kapën brenda serave me kanabis, 6 të arrestuar në Itali; mes

Gjashtë persona kanë rënë në prangat e policisë italiane mes të cilëve katër shqiptarë, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Ata u akuzuan se  kishin mbjellë një plantacion të madh me kanabis në një zonë gati të paarritshme në malin Terminio.

Mediat italiane shkruajnë se është bërë i mundur çmontimi i një plantacioni kanabisi që ishte i shpërndarë në tre sera dhe janë arrestuar babë e bijë dhe 4 shqiptarë.

Prokuroria e Napolit që drejtonte hetimet në koordinim edhe me prokurorinë e Avellinos në Itali, bëjnë me dije se për të për të ventiluar, ndriçuar dhe rritur 500 bimë kanabis kishin kryer lidhje të paligjshme të energjisë elektrike publike.

ANSA shkruan se sipas hetimeve nga korriku 2018 deri në korrik 2023 janë ‘vjedhur’ mbi dy milionë e gjysmë kWh për një vlerë prej gati katër milionë e gjysmë euro.

Ndaj tyre janë ngritur akuza për mashtrim të rëndë. Dy nga të dyshuarit, babë e bijë, banojnë prej kohësh në komunën e Irpinisë, ndërsa katër shqiptarët banonin prej kohësh në provincën e Avellino-s.

itali arrestim shqiptare

Lini një Përgjigje