TAGS-AT E JAVËS

Kronike28 Korrik 2023, 14:58

Veriu si Kolumbia, asgjësohen rreth 12 mijë rrënjë kanabis; arrestohet 1 person

Shkruar nga Pamfleti

Veriu si Kolumbia, asgjësohen rreth 12 mijë rrënjë kanabis;

Rreth 12 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar nga policia ditën e sotme në veri të vendit.

Policia vijon operacionin e koduar “Alpe të pastra”. Mbi 70 policë u angazhuan si dhe u pëdorën 5 dronë, për kontrollin e territorit malor të fshatrave të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Pukës. 

Në fazën e dhjetë  u asgjësuan në total 11609 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, prej të cilave: 11250 bimë në Pult, Shosh dhe Shalë, Shkodër; 239 bimë në fshatrat Arrë dhe Temal, Vau i Dejës dhe 120 bimë në fshatin Kabash, Pukë. 

Ndërkohë është arrestuar autori i dyshuar i kultivimit të bimëve në fshatin Kabash të Pukës, një 59 vjeçar banor i këtij fshati.

Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që dyshohet se kanë kultivuar bimët që janë gjetur në fshatrat e tjera.

Gjatë fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, janë asgjësuar në total 46 575 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, janë vënë në pranga 3 autorë të dyshuar dhe janë shpallur në kërkim 9 të tjerë.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

veri kolumbi kanabis

Lini një Përgjigje