Është zbardhur dëshmia e biznesmenit Pëllumb Gjoka, i cili u arrestua me urdhër të SPAK, si pjesë e një grupit të strukturuar kriminal.
Ka qenë pikërisht avokati i tij, Ylli Manjani, që ka treguar detaje nga salla e gjyqit sot në GJKKO, ku klienti i tij mohoi kategorikisht akuzat.
“Ai ka mohuar që të jetë përdorues i këtyre aparateve dhe pronar i atyre fjalëve që thuhet se janë në komunikime.”, tha Manjani.
Sot GJKKO caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar në operacionin më të fundit të SPAK të quajtur “Metamorfoza”, mes të cilëve ish-zyrtari i policisë Oltion Bitri edhe biznesmenti Pëllumb Gjoka.
Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar.
Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit.
Lini një Përgjigje