
Ish-ministri i Metës, Ylli Manjani, në rolin e avokatit të biznesmenit Pëllumb Gjoka ka sulmuar sot SPAK. Ai ka mohuar kategorikisht se klienti i tij të jetë përfshirë në ngjarje kriminale.
Në një deklaratë për mediat, Manjani tha se nuk ka prova dhe se Prokuroria është nisur me indicie të policisë.
“Çdo veprim procedural i zotit Gjoka dhe të të tjerëve është se; askush prej tyre nuk është i pandehur. Pra nuk ka as akuza. Sipas ligjit Bolshevik shqiptar, lejohet arresti dhe për peronat nën hetim. Ndaj lejohet kjo gjë. Ne mendojmë në kor dhe dhamë opinion, e gjithë kjo nisi mbi bazën e indiceve policore. Nuk ka përgjime se mbushët dynjanë. Është sikur të hysh në arkivë dhe të vjedhësh të dhëna. Nuk ka asnjë provë se klienti im të ketë përgjime. Nuk është kapur asgjë. Të gjitha këto janë spekulime. Prokuroria ishte e qartë; flitet për persona nën hetim dhe indicie, që janë marrë me letër porosi nga Franca. Letër porositë që kanë ardhur nga Franca, nuk është e qartë, pasi nuk ka aparate të kapura. Të gjitha janë spekulime, mos merrni njerëz në qafë”, tha Manjani.
Kujtojmë se në përgjimet e autoriteteve franceze në aplikacionet Encro dhe SKY janë zbuluar disa porosi për vrasjet në Shkodër dhe në Tiranë që çuan në goditjen e grupit kriminal.
GJKKO ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar në operacionin më të fundit të SPAK të quajtur “Metamorfoza”, mes të cilëve ish-zyrtari i policisë Oltion Bitri edhe biznesmenti Pëllumb Gjoka.
Në pranga ka përfundur ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka.
6 personat e arrestuar pas operacionit të SPAK janë të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, por edhe të përfshirë në paligjshmëri, pra përfaqësues të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë.
Lini një Përgjigje