TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Korrik 2023, 13:20

Operacioni i SPAK, GJKKO lë në burg Pëllumb Gjokën, Oltion Bistrin dhe 6 të arrestuarit

Shkruar nga Pamfleti

Operacioni i SPAK, GJKKO lë në burg Pëllumb Gjokën, Oltion

GJKKO ka caktuar ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 6 personat e arrestuar në operacionin më të fundit të SPAK të quajtur “Metamorfoza”, mes të cilëve ish-zyrtari i policisë Oltion Bitri edhe biznesmenti Pëllumb Gjoka.

Në pranga ka përfundur ish-drejtori i forcave operacionale në Policinë e Shtetit Oltion Bistri, drejtuesi i prokurorisë së Kukësit Xhevahir Lita, biznesmeni Pëllumb Gjoka si dhe shtetasit Esmar Bilali, Ardit Hasanbenga dhe Edmond Preka.

6 personat e arrestuar pas operacionit të SPAK janë të dyshuar për ngjarje të rënda kriminale gjatë vitit 2020 dhe 2021, por edhe të përfshirë në paligjshmëri, pra përfaqësues të Policisë së Shtetit, por edhe prokurorë.

SPAK e konsideron këtë dosje si të mbuluar nga sekreti hetimor duke ju kërkuar avokatëve që të mos e fotografojnë dosjen dhe as të mos mbajnë shënime prej saj, por ta lexojnë dhe të bëjnë mbrojtjen në gjykatë.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal, i cili përmban akuzat si “vrasje me paramendim”, “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në organizatë kriminale”, “armëmbajtje pa leje”, “korrupsion në sistemin e drejtësisë”, “shpërdorim detyre” dhe “nxjerrje të akteve sekrete”.

Sipas hetimeve të kryera nga SPAK, Pëllumb Gjoka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit, si dhe akuzohet se ka krijuar kushtet dhe ka siguruar mjetet për vrasjen e Kleant Musabelliut, një ngjarje e cila nuk është realizuar.

Ai akuzohet edhe për “korrupsion pasiv” dhe se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules dhe Ibrahim Licit.

Edmond Preka akuzohet si pjesëmarrës në vrasjen e Gjin Boriçit në Shkodër si dhe për “armëmbajtje pa leje”. Astmer Bilali dyshohet se ka siguruar kushtet për vrasjen e Dorjan Dules, Ibrahim Licit  dhe Gent Tafilit dhe se ka siguruar kushtet për vrasje.

Ish-drejtuesi i Operacionales akuzohet për “shpërdorim detyre” deh nxjerrje të akteve sekre dhe prokurori Xhevahir Lita për akuzën e korrupsionit.

Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në 26 banesa dhe ambjente ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete të ndryshme, telefona, armë zjarri të ndryshme, maska, pajisje elektronike, pajisje elektronike monitorimi (servere dhe kamera) me të cilat monitoreshin ambjente të jashtme në zona të ndryshme të qytetit të Shkodrës dhe konkretisht:

8 armë zjarri (6 pistoleta, 1 automatik, 1pushkë), municion luftarak, 19 karikatorë për mbajtje municionesh, 2 baza për vendosje snajperi , 3 armë gjahu, , 2 baza karikues radiosh policie, 2 armë të ftohta, 3 maska, 1 paruke, 8 automjete (4 prej tyre të blinduara), 1 kamera kurth, 2 targa automjetesh, 3 ora dore të markave të shtrenjta, 3 409 000 lekë, 31 205 euro, 4 400 dollarë, 3 USB, 7 DVR, 28 celularë dhe 1 laptop.

 

 

spak pëllumb gjoka

Lini një Përgjigje