TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Tetor 2023, 10:29

Baste sportive në kundërshtim me ligjin, arrestohen dy persona në Shijak

Shkruar nga Pamfleti

Baste sportive në kundërshtim me ligjin, arrestohen dy persona

Klejvis Drevishi dhe Gentjan Domi kanë rënë në prangat e policisë pasi organizuan lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në lokalet e tyre.

Uniformat blu bëjnë me dije se nga operacioni i koduar “Basti i fundit” këta shtetas u arrestuan pasi u kapën teksa vinin baste sportive nëpërmjet celularëve, në fshatin Xhavzotaj dhe në Shijak.

Ndërkohë janë sekuestruar 2 celularët, me faqe bastesh aktive në ta.

Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje